Gjermani, vajza shtatzënë rrihet dhe më pas digjet e gjallë në pyll

Një vajzë e moshës 19 vjeçare, e cila ishte shtatzënë, është rrahur dhe më pas është djegur e gjallë në një pyll në afërsi të Berlinit. Sipas mediave të shumta gjermane, trupi i saj është gjetur në mënyrë të rastësishme nga qeni i një kalimtari, i cili ishte ndodhur shumë pranë trupit të vajzës së re.

Policia gjermane ka ndaluar ish të dashurin e viktimës. Edhe ai është 19 vjeç. Autopsia dhe analiza të tjera do të tregojnë nëse ka qenë ai i ati i fëmijës dhe nëse ka apo jo lidhje me vrasjen e vajzës së re.

“Ka shumë mundësi që vrasësi të ketë vepruar prej xhelozisë”,- kanë thënë burime nga policia. Deri më tani, e vetmja gjë e sigurt është se vendi ku vajza u gjet nga qeni, është edhe vendi ku agresori e ka dhunuar dhe më pas e ka djegur të gjallë me benzinë, duke fshehur kufomën e saj nën gjethet e pemëve. /noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button