Tregtia me miell u rregullua, tani ‘ndalesë’ për Kushtetutën

Kapixhik nr. 133, e mërkurë 2013, 18 Shtator

Tanja Popovska, editoriali- “Kushtetuta peng të kërkesa etnike”, Utrinski Vesnik
Episodi i fundit me kushtetutën tani të paktën rrjedh pa tensione më serioze mes partive politike, veçanërisht në koalicionin e qeverisë, me siguri për shkak se bëhet fjalë për një çështje që ende nuk është ngjitur në krye të agjendës së partive.

Lepa Gjorgievska, komenti- “Kështu nuk arrihet deri në pozitën kryeministër”, Dnevnik
Zaev aspiron të bëhet kryeministër. Ai gëzon mbështetje të madhe në mesin e qytetarëve të Strumicës, por edhe në partinë e tij ame. Por, në këtë mënyrë  do të jetë vështirë që të rritet mbështetja e tij jashtë rrethit të të Strumicës, qytetit të tij të lindjes.

Agim Jonuz, kolumnë- ” Nuk është njejtë të durosh dhe të jesh i durimshëm”, Dnevnik
Dikujt lugina e ujqve, dikujt lugina e qengjave, dikujt lugina e inspirimeve. Shumë gjak i përzier. Shumë paradokse. Shumë tragjedi, shumë shumë tregime për dashuri, për urrejtje, fjali të shumta të papërfunduara. Shumë historisë në një hapësirë të vogël.

Ivana Kostovska, kolumnë- “Linjat e kuqe greke për jogurtin”, Dnevnik
Andreas Papandreu si kryeministër hoqi ndalimin ligjor për hedhje me jogurt. Bëhet fjalë për ligj prej vitit 1958, dhe ata që në atë kohë ishin të kapur në akt, ishin të ndëshkuar me poshtërim publik – rrojtje të kokave dhe shëtitje në rrugët e Athinës.

Nano Ruzhin, kolumnë- “Lavrov – Gromiko i ri i diplomacisë ruse”, Utrinski Vesnik
Fitorja aktuale e diplomacisë mbi zgjidhjen ushtarake për Siri-në shihet si suksesi i parë i madh diplomatik për Rusinë pas serialit të zezë të vitit 1999 e tutje.

Mirçe Jovanovski, kolumnë “A mund që rritja të bëhet e qëndrueshme”, Utrinski Vesnik
Nuk na mbet ndonjë gjë tjetër, por të parafrazojmë bendin legjendar amerikan “Supertramp”, që në vitin 1975 titulloi albumin e tyre të 4-të me “Krizë? Çfarë krize?”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button