Korrupsion legal me paratë publike, arsimtarët nën presion suita politike me privilegje

Një komparacion mes privilegjeve që qeveria ofron për suitën e saj dhe presionit të vazhdueshëm duke përdorur forma të ndryshme kërcënuese shoqëron revoltën e mësimdhënësve grevist.

Vetëm par pak kohe qeveria vendosi që tu jap fund masat e kursimit të miratuara në vitin 2010, kur Qeveria, në vend të gjysmë-mëditjeve, vendosi t’iu paguante zyrtarëve që udhëtonin, nga 35% të mëditjes. Tani kthehet sërish gjysmë mëditja, në kohën kur të gjitha shpenzimet tjera mbulohen nga ana e Kuvendit.

Arsimtarët e konsiderojnë këtë një padrejtësi përballë kërkesave të kamotshme të tyre për ngrritjeve të rrogave. Arsimtarët shqiptarë ndihen të vetmuar në grevën që organizohet, pasi kolegët e tyre maqedonas po tregojnë një bindje të plotë ndaj qeverisë dhe thirrjeve të vazhdueshme të VMRO-DPMNE për tu zhvilluar mësimi.

Profesori universitar Abdylmenaf Bexheti thotë për Portalb se kjo që po ndodh në Maqedoni është korrupsion legal me paratë publike si dhe mungesë e etikës elementare politike.

“Si mund ta kualifikosh këtë fenomen përveç se korrupsion legal me para publike (tonat) dhe mungesë e etikës elementare politike. Në këtë mënyrë pushteti ekzekutiv e “kap” për fyti atë legjislativ. Kapja e shtetit s’ka brirë, këto janë format më banale të këtij fenomeni. Të kërcënosh dhe ngulfatesh mësuesin do të thotë të mbysësh ardhmërinë”, tha Bexheti.

Ai shtoi se as komunizmi nuk shkonte deri në këto skajshmëri kaq negative.

Mësimdhënësit vazhdojnë të ballafaqohen me presione të shumta për të ndërprerë grevën, ku në disa shkolla më veç se kanë sjellë mësimdhënësit rezervë.

Përfaqësuesi i këshillit të arsimtarëve shqiptarë në shkollën fillore “Panajot Ginovski”, Selajdin Hamidi bën të ditur se në këtë shkollë nuk mbahet greva pasi që më shumë se gjysma e mësimdhënësve janë përkrahës të VMRO-së.

“Ne, mësimdhënësit shqiptarë përkrahim grevën dhe kërkojmë po ato kushte edhe neve, por fatkeqësisht nuk na lejohet të bojkotojmë mësimin pasi që jemi më pakë se gjysma e kolektivit. Maqedonasit të gjithë janë përkrahës të VMRO-së dhe nuk lejojnë bojkotimin e mësimit në këtë shkollë”, tha për Portalb, Hamidi.

Gjithashtu, Portalb mëson se në disa shkolla të Shkupit madje drejtorët kanë marrë lirinë edhe të përzënë nga zyra e arsimtarëve mësimdhënësit të cilët bojkotojnë mësimin. Mësimdhënësit nuk deshën të prononcohen në publik por tregojnë që presioni është tejet i fortë nga partitë në pushtet që nuk iu konvenon kjo situatë dhe duan me çdo kusht ta heshtin grevën.

“Demagogjia dhe dyfytyrësia politike është kualifikim i butë për këto sjellje por mua nuk më lejon niveli e kultura personale të përdori kualifikime më meritore për këtë sjellje. Imagjinoni sa para u shpenzuan nëpër mediumet e ,,blera,, tash e sa vite duke promovuar moton ,,Arsimi është fuqi, arsimi është force,, dhe tani arsimtarët t’i kërcënojnë në të drejtën e tyre elementare. A ka dyfytyrësi më të madhe se kjo? As komunizmi, që aq shumë e kemi urryer, nuk shkonte deri në këto skajshmëri negative”, shtoi Bexheti.

Lajme të ngjashme

Back to top button