Limaj rishpallet i pafajshëm

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limaj dhe ish ushtarët e UÇK-së. Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarët të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar ka liruar të pandehurit Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj, Behlul Limaj, Shaban Shala, Sabit Shala, Besim Shurdhaj dhe Refki Mazreku nga akuzat për Krimeve të Luftës dhe veprat tjera të ndërlidhura në të ashtuquajturin rasti “Kleçka”.

Trupi gjykues vlerësoi se, në aspektet e rëndësishme materiale, dëshmia e Agim Zogaj ishte tërësisht e pabesueshme dhe se do të ishte e pasigurt që të bazoheshin në të për t’i dënuar të pandehurit për veprat nga aktakuza.

Aktgjykimi me arsyetimin e plotë do të dorëzohet brenda tridhjetë ditëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button