Lëvizja “BESA” u bënë thirrje arsimtarëve të bashkëpunojnë me SASHK-un

Lëvizja BESA ka bërë me dije se përkrah dhe inkurajon grevën e organizuar nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Ajo i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të gjejë gjuhë komunikimi me SASHKU-n për zgjidhjen e këtyre problemeve, në vend që, siç thuhet, të ushtrohen presione.

“Tashmë kur është konfirmuar se mbi 800 mijë të punësuar në Maqedoni nuk arrijnë që me rrogën e tyre t’i mbulojnë harxhimet mujore, bëhet krejt e qartë sa është e drejtë e legjitime kërkesa e punonjësve të arsimit për rroga më të larta. Madje, kur kihet parasysh se ky pushtet me reformat e reja në arsim, e ka ngarkuar tejmase detyrën e arsimtarit, është për të ardhur keq që tash merr guximin edhe t’u bëjë presion pse ata e shfrytëzojnë të drejtën e tyre legjitime për të protestuar për më shumë mirëqenie në jetën e tyre”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA, duke i dhënë mbështetjen kësaj greve, konsideron se kërkesat e saj janë krejt të logjikshme, legjitime dhe të drejta dhe kërkon nga pushteti “që mos të sillet me arrogancë e prepotencë ndaj atyre që përbëjnë shtyllën më të rëndësishme të edukimit të gjeneratave të reja”.

Lajme të ngjashme

Back to top button