Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për vizitë në Maqedoni

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, sot do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të vizitës, ministrja Kodheli do të ketë takim me homologun e saj, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, me ç ‘rast takim do të kenë edhe dy delegacionet. Siç është paralajmëruar nga MM, ministrat Jolevski dhe Kodheli do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim për këmbimin e ekspertëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button