Nga Këshilli inspektues kërkohet më së shumti mbrojtja e tregut dhe marrëdhënieve të punës

Gjithsej 115 parashtresa gjatë vitit të kaluar janë dorëzuar deri te Këshilli Inspektues prej të cilave pjesa më e madhe kanë të bëjnë me mbrojtjen e tregut dhe marrëdhënieve të punës me ç’rast pasojnë urbanizimi dhe transporti.

Drejtori i Këshillit Inspektues, Vanço Kargov sot njoftoi se 14 parashtresa kanë të bëjnë me ankesa për veprimin e inspektorëve dhe se në dy raste janë nisur procedura për  përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të inspektorëve.

Deri te Këshilli Inspektues kanë mbërritur 32 parashtresa nga qytetarë në të cilat ata janë ankuar për punën e inspektorëve komunal.

“Ka mjaft ankesa nga qytetarët dhe për punën e inspektorëve komunal. Këshilli inspektues në pajtim me ligjin nuk ka kompetencë mbi punën e shërbimeve inspektuese në vetëqeverisjen lokale, por po përpiqemi të gjejmë mënyrë me komunat dhe Inspektoratin shtetëror administrativ t’i zgjidhim problemet e tyre”, theksoi Kargov.

“Këshilli inspektues vepron për ankesat e qytetarëve dhe personave juridik në gjashtë fusha edhe atë mbikëqyrjen e tregut të fuqisë së punës, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetin e njerëzve, ndërtimtari, bujqësi, arsim dhe administrate.

Lajme të ngjashme

Back to top button