Antikorrupsioni prononcohet për rastin e Shilegovit

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit është prononcuar në lidhje me akuzat ndaj zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov, se ky i fundit ka bërë deklarim të rremë të pasurisë.

VMRO-DPMNE akuzoi për disa ditë rresht zëdhënësin socialdemokrat se në fletëdeklarimin e pasurisë ka deklaruar të ardhura nga qiraja që merr bashkëshortja e tij, por pa saktësuar pronën e kësaj të fundit,

Komisioni thotë se të dhënat i ka publikuar në uebfaqen e saj ashtu sic janë deklaruar nga zëdhënësi dhe se, në qoftë se ka një gabim në to, është gabim i zëdhënësit.

Komisioni bëri me dije gjithashtu se zëdhënësi, ditën e martë, 20 janar, ka kërkuar nga ky institucion të korrigjojë gabimin dhe të shënojë se të ardhurat nga qiraja i merr në emrin e tij dhe jo në emër të bashkëshortes, dhe po kështu edhe depozitat bankare.

VMRO-DPMNE bëri këto akuza pasi zëdhënësi denoncoi skandalin e ministrit Mile Janakieski, i cili kishte dhënë shtëpinë e tij me qira një kompanie gjermane, ndryshe investitore në Prilep, prej nga vjen ministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button