Eliminohet Ermali nga Dancing, Tuna shpëton (FOTO)
Dancing with the Stars Albania këtë të hënë ishte një mbrëmje eliminimesh pasi plot tre personazhe u eliminuan nga gara, por duket se drama po vazhdon edhe për “peshqit e mëdhenj” të spektaklit të vallëzimit.
Mbrëmja e hënë në Dancing ishte e zezë për shumë prej kandidatëve.
Qysh në fillim u mbajt një “dance off” i cili pati për pasojë largimin e dy konkurrentëve – këngëtares Mariza Ikonomi dhe aktores Eva Alikaj.
Më pas vazhduan edhe performancat e Evi Recit, Kristi Popës, dhe Tunës, e kjo e fundit nuk e priti aspak mirë vlerësimin e jurisë, përkundër faktit se e ndërroi partnerin prej tetë javësh si shkak i një aksidenti. Kjo nuk u mor parasysh nga juria.
Në fund Tuna dhe Ermali ish konkurrenti i Big Brother kanë qenë në skenë për “dance off” ku Tuna shfaqi performancë më të mirë se Ermali dhe kështu ky i fundit u largua.
Dancing with the Stars Albania po hyn në fazën finale të tij, me vetëm tri javë të mbetura, e ku tashmë publiku ka favorizuar Tunën për shkak të paraqitjeve që kanë lënë gjurmë në këtë edicion. /Telegrafi/