Eurodeputetët do të diskutojnë për propozim- rezolutën për Maqedoninë
Deputetët e Parlamentit Evropian në kuadër të Komitetit për punë të jashtme (AFET), pas dite do të diskutojnë për propozim-rezolutën për Maqedoninë në lidhje me progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian.
Siç njofton MIA, raportuesi i ri për Maqedoninë, slloveni Ivo Vajgl, pritet që të paraqes propozim-rezolutë të balancuar që do të përmbajë përkrahje të Europarlamentit për rekomandimin e gjashtë me radhë të Komisionit për hapjen e bisedimeve paraqasëse me Maqedoninë për anëtarësim në BE.