Shqiptari që përjetoi tmerrin në kampet e Çekisë: Mjerim çka heqin aty shqiptarët!

Puna si teknik i kompjuterëve që bënte në Viti, nuk e përmbushi Refik Eminin, raporton KTV. Ai mësyu rrugët nga Serbia për në Hungari, për të gjetur një dalje drejt Gjermanisë – atje ku kishte lindur. Megjithatë, ëndrra për t’u kthyer në vendin e lindjes, që nuk e njohu si shtetas të sajin, përfundoi në kampet e Çekisë.

Thotë se eci me orë të tëra, pagoi aq sa i kërkuan, porse në fund përfundoi sërish në Viti, përcjell koha.net. Refiku tregon për vuajtjet e rënda që ai përjetoi, por që edhe shumë qytetarë nga Kosova vazhdojnë t’i kenë në një kamp të Çekisë.

Sjellja e qeveritarëve karshi të rinjve dhe në përgjithësi ndaj popullit, po i detyron ata të marrin rrugët drejt shteteve evropiane.

Zyra për migracion e shtetit hungarez, ditë më parë ia kishte konfirmuar KTV-së, se janë mbi 16 mijë kosovarë që kanë kërkuar azil në këtë shtet.

Shumë të tillë janë kthyer mbrapsht, por nuk e përjashtojnë mundësinë që sërish të marrin rrugët e Evropës, për synimin se atje mund të kenë jetë më të mirë.

“30 mijë kanë dalë jashtë në të zezën, po edhe na kemi faj që nuk u çuam e me e prish Qeverinë e atëherë kishin mendu ndryshe për neve”, thotë Refiku, i cili nëse nuk gjen punë këtu nuk përjashton ikjen e serishme nga Kosova./Koha

Lajme të ngjashme

Back to top button