Digjet vetura e drejtorit të Kombinatit të duhanit

Në mëngjes, një person i panjohur ia ka vënë zjarrin veturës “Ford Fokus”, të qytetarit nga Prilepi, A.S., i cili është drejtor i sektorit të Kombinatit të duhanit në Prilep.

Vetura ka qenë e spërkatur me benzinë rreth orës 4:10 të mëngjesit, ndërsa ka qenë e parkuar në oborin e shtëpisë në rrugën “Jurij Gagarin” në Prilep.

Pronari menjëherë e ka paraqitur rastin në polici, e cila punon në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button