Papunësia e lartë në Kosovë alarm për qeverinë

Ekspertët e çështjeve ekonomike thonë se normat e larta të papunësisë në Kosovë, duhet të jenë një alarm për qeverinë e vendit. Sipas tyre, të dhënat zyrtare të cilat flasin për një papunësi 30 përqind nuk janë reale, pasi sipas ekonomistëve papunësia në Kosovë mund të ketë kaluar nivelin 50 përqind.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thekson për Radion “Evropa e Lirë” se zbutja e nivelit të lartë të papunësisë duhet të jetë prioritet i qeverisë.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës duhet të kenë një plan konkret se si të hapen vende të reja të punës.

Përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë, thonë se për uljen e papunësisë dhe për zbutjen e varfërisë, autoritetet e vendit duhet të orientojnë politikat e tyre në zhvillimin e sektorit privat.

Harta sociale ka ndryshuar shumë pak gjatë 15 viteve të pas luftës në Kosovë. Shkalla e papunësisë dhe varfërisë vazhdon të mbetet e lartë, përderisa ky është viti i fundit kur Republika e Kosovës duhet të përmbush objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit, që kanë për qëllim ta ulin dukshëm varfërinë globale.

Trendi në rritje i migrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve perëndimore është ndikuar nga niveli i lartë i papunësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button