Dafina, tani në koncerte pa të dashurin

Këngëtarja tërheqëse, Dafina Zeqiri, kohët e fundit po ftohet pa të dashurin e saj në koncerte.

Nuk dihet nëse lidhja e saj nuk është duke ecur mirë me D.J. Blunt, pasi ajo së fundi është ftuar e vetme nëpër clube në Kosovë.

Vetëm dy javë më parë ku ishte ajo, duhet të ishte patjetër edhe D.J., i njohur tashmë si i dashuri i saj, madje edhe reperi Real 1, por kohët e fundit ftesat dhe posterat flasin vetëm për praninë e Dafinës.

Nuk dihet nëse është zgjedhja nga ana e organizatorëve për të paguar vetëm për Dafinën apo për të paguar edhe dy artistë të tjerë, apo diçka nuk po shkon në lidhjen e tyre të çuditshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button