Ekzekutim në shkretëtirë

Aden Sheikh Abdi u ekzekutua në një shkretëtirë të Somalisë pasi ishte dënuar me vdekje për vrasjen e gazetarit të një radioje, Hassan Yusuf Absuge. 

Ky është ekzekutimi i parë në vendin ku vrasjet e gazetarëve janë bërë të zakonshme.

Abdi ishte pjesë e grupit ekstremist rebel të al-Shabab dhe sipas mediave lokale e kishte vrarë gazetarin pasi ky i fundit kishte raportuar për një sulm kamikaz në Mogadishu.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë vrarë 18 gazetarë në Somali dhe këto krime kanë marrë ndëshkime të lehta.

Pas këtij ekzekutimi, gazetarët në Somali shpresojnë që jeta e tyre të jetë më e sigurtë.

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button