Sekuestrohen 540 rrënjë “kanabis sativa” në fshatin Malinë të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme në atarin e fshatit Malinë ka zbuluar prodhime të paligjshme marijuanë, me ç’rast ka sekuestruar 540 rrënjë të tipit “kanabis sativa” të mbjellura në sipërfaqe prej 80 metra katrorë. 

Sipas kumtesës së MPB, më 15 gusht rreth orës 16.00 në këtë vend janë vërejtur dy persona prej të cilëve njëri J.E. (16) nga fshati Haraçinë, i cili është arrestuar si dhe R.B (26) nga fshati Brezë e Shkupit, i cili ka arritur t’i ikë policisë.

Pas kompletimit të tërësishëm të këtij rasti ndaj J.E dhe R.B do të ngritet padi penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button