Vetëvendosje nuk e nguc Vuçiqin gjatë vizitës në Kosovë!

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj herë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, pritet të jetë e qetë ndaj vizitës së paralajmëruar të kryeministri të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo lëvizje nuk pritet të organizoj ‘prita’ ndaj personit me të fortë në Serbi, ashtu siç kishte ndodhur më herët. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet zëdhënësi i kësaj lëvizje, Erzen Vraniqi.

Në një prononcim për Gazetën Tribuna, Vraniqi ka thënë se ende nuk kanë ndonjë qëndrim rreth kësaj çështje. Vetëvendosje sipas tij, do të bëjë publike me kohë qëndrimin rreth vizitës së kryeministrit serb.

“Do ta bëjmë publik qëndrimin tonë po sa ta marrim”, ka thënë Vraniqi.

Kundër vizitës së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, janë shprehur shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës mos ta lejoi ardhjen e tij në Kosovë, shkruan Gazeta Tribuna.

Por këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhër, pasi kryeministri Mustafa e ka dhënë dritën jeshile për këtë vizitë.

E gjatë qëndrimit në Kosovë, Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq do të vizitojë disa vende në Kosovë, të mërkurën më 14 janar.

Në 10:30 – Përurimi i Klinikës Gjinekologjike në Pasjan; 11:40 – Vizitë në komunën e Shtërpcës, takim me përfaqësuesit lokal në sallën e Kuvendit komunal dhe një fjalim para qytetarëve para ndërtesës së komunës; 12:50– Vizitë në Graçanicë, takim në ndërtesën e komunës me kandidatin për kryetar nga lista “Srpska”, Vlladeta Kostiq dhe ish-kryetarin e deritanishëm të kësaj komune Branimir Stojanoviç; 13:30– Zbulimi i përmendores të mbretit Millutin në Graçanicë dhe një fjalim para qytetarëve; 14:10 –Vizitë manastirit të Graçanicës dhe takim me patrikun Teodosije; 14:40 – Graçanicë, takim me kryetarët e komunave me shumicë serbe, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe me deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button