Plenumi i profesorëve: Nuk ka nevojë për takim me kontra-Plenumin

Plenumi i profesorëve pas takimit me Presidentin Gjorge Ivanov në Facebook ka dalë me qëndrim se hedh poshtë propozimin e presidentit për takim me Iniciativën e Qytetarëve për përkrahje të diturisë në arsimin e lartë i njohur edhe si, kontra-Plenum.

“Plenumi i profesorëve i falënderohet Presidentit Ivanov për gatishmërinë e tij për takim me studentët e tij dhe kolegët universitar dhe për ti dëgjuar qëndrimet e tyre për ndryshimet e propozuara në Ligjin për arsim të lartë. Të gjithë pjesëmarrësit në takim ishin të mendimit se gjendja në këtë sferë është e vështirë dhe me ndryshimin e vazhdueshëm të ligjeve kjo gjendje vështirësohet”, thonë nga Plenumi i Profesorëve.

Presidenti Ivanov ka propozuar takim të përbashkët të mërkurën më 14 janar ndërmjen Plenumit të Profesorëve dhe Iniciativës qytetare për përkrahje të diturisë në arsimin e lartë i njohur edhe si, kontra-Plenum..

Lajme të ngjashme

Back to top button