Shumica e të rinjve në Maqedoni nuk flasin për çështje që i brengosin

Shumica e të rinjve në Maqedoni nuk e tregojnë mendimin e tyre për çështje që i brengosin dhe për të cilat vlerësojnë se kanë të drejtë të flasin. Ata një kohë të gjatë nuk e shprehin pakënaqësinë e tyre, për shumë çështje shoqërore për të cilat kanë njohuri të gabuara, përgjithësisht për shkak të përmbajtjeve edukative.

Këto njohuri, theksoi Urania Pirovska, organizata i ka prej kontakteve të drejt për drejta me të rinjtë, ku përmes shkollave i organizon thuajse për çdo vit. Për shkak të gjendjes së këtillë, pas kryerjes së 35 shkollave për të rinj dhe të drejtave të njeriut, Organizata përpunoi një magazinë portal të quajtur “ A ka zgjuar”, përmes të cilës, ashtu si thuan, të rinjtë do të mund të shprehen lirshëm dhe ti përcjellin qëndrimet e tyre për shoqërinë ku jetojnë.

“ Vlerësojmë se në këtë mënyrë do të nxiten të rinjtë, por edhe do të vërtetohej se ajo që ata e vlerësojnë si e rëndësishme për tu thënë në shoqëri, para së gjithash kur bëhet fjalë për të drejtat e tyre dhe për atë se sa i mundësohet hapësirë për ta treguar mendimin e tyre. Ajo që ndodhi me protestat e studenteve, ende po ndodh, për mua ishte njëri prej momenteve më të guximshme pasi që ndjeva shpirtin rinor që sundonte mbi ambientet”, theksoi Pirovska, drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button