Merkel merr pjesë në tubimin e organizuar nga myslimanët në Berlin

Qeveria gjermane ka njoftuar sot se kancelarja Angela Merkel dhe pjesa më e madhe e kabinetit të saj, do t’i bashkohen tubimit “Gjermania e hapur dhe tolerante”.

Tubimi pritet të mbahet të martën në Berlin, ndërsa është organizuar nga udhëheqësit myslimanë në Gjermani.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Georg Streiter, ka thënë sot para gazetarëve, se Merkel së bashku me ministrin e jashtëm Frank-Walter Steinmeier dhe me zyrtarë të tjerë të lartë, do të marrin pjesë në këtë tubim që do të mbahet tek Porta e Brandenburg në Berlin

Merkel është bashkuar me liderët tjerë botëror gjatë të dielës në Paris, ku është mbajtur një miting i madh i solidariteetit pas vrasjes së 17 personave nga sulmet e militantëve të armatosur në Paris.

Ndërkohë lëvizja anti-islamike gjermane Pegida pritet që gjatë ditës së sotme të mbaj tubim ne Dresden dhe në qytete tjera të Gjermanisë, kësaj radhe për të dënuar sulmet në Paris.

Ministri i Drejtësisë në Gjermani, Heiko Maas, i ka bërë thirrje organizatës Pegida që t’i anuloj këto tubime duke thënë se nuk kanë të drejtë që në emër të soplidaritetit me viktimat e terrorit, të krijojnë urrejtje ndaj myslimanëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button