Dibra ua gjen çaren romëve

Romët që jetojnë dhe punojnë në Dibër, pronarë të 104 shtëpive që deri tani  kanë qenë ndërtime të egra, tanimë gjumin e bëjnë rehatshëm, sepse problemi i legalizimit të shtëpive të tyre është zgjidhur në mënyrën më efikase.

Paratë që duhej të japin për legalizimin e objekteve të tyre i paguajnë me këste.

“Pas shumë angazhimeve që të gjendet donator, u takuam me përfaqësues të InSOS-Shkup nga Hungaria, që arritën marrëveshje me Habitat nga Shkupi, që të ndihmojnë romët nga Dibra rreth financimit për legalizim të objekteve. Paratë që u shpërndanë nga kjo organizatë romët e Dibrës do t’i kthejnë për 18 muaj me këste”, tha Urim Kurtishi.

Për shkak të mungesës financiare për përgatitje të elaboratit dhe mjeteve tjera për aplikim për legalizim të objekteve, romët nuk kishin mundësi të përfundojnë me dokumentacionin.

Tani dokumentet janë kompletuar dhe kanë marrë vendim për legalizim gati gjysma e tyre.

Sipas Kurtishit duhet të përmendet edhe përkrahja e pushtetit vendor si dhe sektori për urbanizëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button