Opozita kërkon qëndrim të përbashkët për interesin nacional

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, paralajmëroi aktivitet të shtuar dhe apelon për ndërtimin e qëndrimeve të përbashkëta me pushtetin për çështjet me interes nacional.

Lideri i ri i LSDM-së, Zoran Zaev për në vjeshtë paralajmëron edhe prezantimin e platformës së re politike para qytetarëve ku do të ketë zgjidhje për çështje më të rëndësishme, disa projekte, hapje të hapësirës mediatike për prezantimin e qëndrimeve të tij, por edhe angazhim për të formuar qëndrime të përbashkëta rreth çështjeve me interes nacional.

“Do të kthehemi me kapacitet të plotë në punën e Kuvendit. Çka do të thotë kjo? Kthehemi me debatet dhe diskutimet për çdo zgjidhje të propozuar ligjore nga pushteti, do t’i propozojmë ligjet tona, informata dhe aktivitete tona që do të jenë të ngjashme me ato të para 24 dhjetori”, thotë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev poashtu ka kërkuar konsensus kombëtar edhe për çështjet ekonomike, që sipas tij, po i rëndojnë gjithnjë e më shumë qytetarët e vendit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button