Messi do të mbetet te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka reaguar ashpër kundër shkrimeve të fundit në media, rreth një situate që pretendohej që kishte nisur te kjo skuadër, e ku shkruhej edhe për një largim eventual të Messit, duke shtuar se argjentinasi, është i pakënaqur me trajnerin, Luis Enrique.

“Rast disiplinor për Messin? Kjo është një e rremë e madhe, dhe unë nuk e di kush e bëri. Por di se kush e bëri atë, ka një ide të keqe, që të dëmtojë skuadrën tonë”, deklaroi presidenti i Barcës në konferencë shtypi.

“Kam folur me Messin dhe Enrique, ato gjëra ndodhin në dhomat e zhveshjes. Messi sigurisht që do të qëndroj të Barcelona, dhe kjo është vendosur që shumë vite. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe shumë i lumtur që luan me skuadrën që ka fituar edhe Topin e Artë. Messi është lojtar i Barcelonës, dhe do të mbetet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button