Dora e qeverisë thellë në xhepat e qytetarëve

Qytetarët assesi nuk i ndjejnë efektet nga ajo që Maqedonia gjendet në vendin e dytë për nga ritja ekonomike në suaza evropiane siç deklaron qeveria. Është rritur numri i qytetarëve që mendojnë se vitin që shkoi, politikat e qeverisë do ti kujtojnë për nga tatimet që kanë dhënë për shtetin. Ndoshta për vendet evropian këto tatime janë të vogla por për standardin tonë janë shumë, thonë qytetarët për REL.

“Çdo ditë në xhepin donë futen duar të huaja, nuk mund ti dalim në fund me këtë politikë tatimore, kur pensionet janë shumë të vogla”, deklarojnë qytetarët e anketuar.

Disa ankohen për nga kamata e lartë që duhet ti paguajnë shtetit si dhe dënimeve të larta për gjëra banale. Ka qytetarë që ankohen se kanë paguar 500 euro pasi nuk kanë ndalur me veturë në kalimin e këmbësorëve edhe pse nuk ka pasur shenja.

Lajme të ngjashme

Back to top button