Mbetje të borës nëpër rrugë bëjnë të vështirë qarkullimin e automjeteve
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet në kushte dimërore, vende vende me mbetje të borës nëpër rrugë. Siç kumtoi LAMM, për shkak të temperaturave të ulëta në viset më të larta është e mundur paraqitja e ngricave.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese ka në drejtimin rrugor Dibër Strugë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë Veles, Mavrovë Dibër Strugë, Demir Kapi Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.