Ministri lajmëron sanksione për ata që keqpërdorin konviktet studentore

Vendosja në konvikte e përfundoi fazën e parë në pajtim me procedurat ligjore në të cilën aplikimet i kanë dorëzuar studentët nga viti i dytë, tretë dhe i katërt. Këtë sot në konferencë për shtyp e kumtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Shtoi se kanë arritur 5.000 aplikime për vendet e studentëve në të gjitha konviktet në Maqedoni dhe se nga 19 gushti vazhdon aplikimi i fillestarëve.

“Apeloj deri te udhëheqësia në konviktet, deri te udhëheqësit kompetentë dhe komisioni që do të selektojë, ndërsa njëkohësisht të porosisë deri te opinion s këtë vit do të japim maksimumin nga vetja që tërë procesi të jetë jashtëzakonisht transparent dhe të zvogëlohen të gjitha spekulimet për urgjenca, ndikime dhe ndarje jo të drejtë të vendeve studentore”, theksoi Ristovski.

Kriteri i vetëm, tha ai, do të jetë kriteri ligjor. “Secili që i përmbush kriteret do të marrë vend në konvikt, ndërsa ata që nuk i plotësojnë kushtet nuk do të marrin. Përderisa konstatohet se dikush e keqpërdor pozitën e vet do të sanksionohet, ndërsa nuk është përjashtuar edhe shkarkimi i tij”, theksoi Ristovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button