Teoritë e shërbimeve ruse: Kosova, projekt amerikan i drogës

Është një teori që del gjithmonë në sipërfaqe në Serbi dhe në Rusi.

Sipas disa teorive konspirative, Kosova është një projekt i madh amerikan për transportin e drogës në Europë.

Kjo teori ka ridalë në mediat serbe dhe është publikuar nga shumë media kosovare.

Sipas këtij spekulimi rus, pjesa kryesore e heroinës afgane (mbi 70%) shkon në Europë përmes Kosovës, më saktësisht përmes grupimeve mafioze shqiptare.

Sipas Drejtorit të Shërbimit Sekret të Federatës Ruse, Viktor Ivanov, në territorin e Kosovës janë rreth 15 kartele të mëdha të drogës.

Sipas tij, ato ofrojnë heroinën afgane dhe kokainën e Amerikës Latine tranzit për në Europë.

Aty thuhet se një kilogramë heroinë në Taxhikistan dhe Afganistan kushton 1000 deri në 2000 dollarë, në Kosovë 10 mijë euro, ndërsa në Europën Perëndimore çmimi i saj shkon deri në 150 mijë euro.

Ky konspiracion vazhdon tutje duke cituar profesorin Peder Dale Scott, një ish- diplomat kanadez, i cili thotë se: “Burimi kryesor i problemeve në botë në lidhje me narkotikët nuk është në Kabul, por në Uashington DC”.

Trafikantët e drogës në Kosovë, sipas këtij shkrimi, arrijnë të fitojnë para të mëdha, ku llogaritet se brenda një viti arrijnë të gjenerojnë rreth 3 miliardë dollarë amerikanë./ MAPO.al

Lajme të ngjashme

Back to top button