HANA
Shpesh dal e shoh hanën
Kur ajo ndriçon me tan fuqin e saj
E drita bën të ma zgjatë dorën
Në qiellin e hapur, pa re mbrenda saj
Dhe kot më kot filloj të qesh
Pa ditur arsyen se për çfar!
Në qiellin e hapur pa tesha resh
Hana më hapet e më bëhet var
Më merr lehtas, më përkund me erën
M’përpinë brenda sikur në ekstazë
Çuditshëm hanës ja zgjas dhe unë dorën
Më fut pa dashje në një metastazë
Merëm, të lutem?– I thash unë hanës!
Parajsën pash unë brenda saj
Sikur ta shihja perëndin e vranës
Fytyrë e saj më filloj të qaj
Ajo mu zhduk pa pritur në re
E dora e zgjatur më mbeti për sa…
Kërkoj më kot, kot mundohem ta gjej
Hana iku dhe vetëm më la
Poezi nga Naim Iljazi