Kush i ka mbrojtur më së shumti maqedonasit: serbët, bullgarët apo shqiptarët?

Robert Nesimi, kolumnë-“Maqedonia në kujtesën e Ekrem Bej Vlorës”, Utrinski Vesnik
Aktivisti i njohur shqiptar qysh para njëqind vjet shpjegon se pse Maqedonasit ishin një popull i veçantë, dhe jo Bullgarë apo Serbë, dhe pse orekset e Greqisë për territorin e Maqedonisë ishin konsideruar më të mëdha,  për shkak se konsideroheshin si trashëgimtarët e ish-superfuqisë bizantine.

Xhejson Miko, kolumnë-“Diskriminimi nuk trajtohet me edhe më shumë diskriminim”, Dnevnik
Diskriminimi pozitiv që rrjedh nga Marrëveshja Kornizë ishte për të sjellë më shumë përfaqësues të minoriteteve në strukturat institucionale shtetërore, me të cilën duheshe të arrihet një qetësi sociale.

Tatjana Popovska, komenti-“Dy bota paralele”, Utrinski Vesnik
Zëvendëskryeministri  Musa Xhaferi kërkoi nga VMRO-DPMNE tolerancë më të madhe për avancimin e gjuhës shqipe në vend. Mesazhi është legjitim, por pyetja është se sa ai dhe kolegët e tij nga BDI tregojnë të njëjtin lloj të guximit kur nxënësit Shqiptar të klasës së parë duhet të mësojnë gjuhën Maqedonase.

Eroll Rizaov,kolumnë-“ Edhe të lustruar, edhe të licencuar”, Utrinski Vesnik
Të gjithë në vend tashmë e dinë se cilët gazetarë janë adutët e qeverisë, ato të cilit as që munden të jenë të lustruar, as të dënuar edhe as të licencuar përderisa është ky pushtet, po edhe të kishin një rekord prej tre vëllime dhe krim klasik pas tyre, tipik vetëm për mashtruesit e mëdhenj.

Pande Kolemishevski, kolumnë-“Jashtë thesar – brenda bosh”, Dnevnik
Nëpërmjet raporteve po shihet një tjetër hap historik në rendin shoqëror të Republikës së Maqedonisë. Kryetarët e komunave nuk janë më vetëm zyrtarë politikë dhe as sherifa lokal. Ata tani janë ndërmjetësit dhe menaxherët më të angazhuar dhe më të suksesshëm të  komunave.

Ljupço Popovski, kolumnë-“Ja të hollat, blejë një apartament”, Utrinski Vesnik
Vendimi i Qeverisë që të dhurojë para për blerjen e një shtëpie apo apartament, është si një histori të shtetit utopik të Thomas More. Vetëm në shoqëritë imagjinare ideale ka të holla të lirë, në realitet, fatura duhet të paguhet.

Marjan Bllazhevski, kolumnë-“Farat e Urisë”, Dnevnik
Ne jetojmë në një kohë paradoksale, industria agrare prodhon fara me rendimente mbi mesatares dhe prodhohet gjithnjë e më shumë ushqim, por anembanë botës ka më shumë e më shumë të uritur.

E enje, 15 gusht 2013, numër 106 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button