Euro e nis me rënie vitin 2015

Monedha Euro e ka filluar vitin 2015 në pikën e saj më të ulët krahas dollarit amerikan, në dy vitet e fundit.

Monedha e cila përdoret nga 19 shtete evropiane, sot ka shënuar rënie, duke bërë që një euro të jetë e barasvlefshme me 1.2 dollarë amerikan.

Rënia e monedhës Euro është nxitur nga përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane për stimulimin e ekonomisë.

Në një intervistë të publikuar sot, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka thënë se Këshilli qeverisës i bankës, është unanim që të ndërhyjë, me qëllim që të mos ketë rënie të mëtejme./REL

Lajme të ngjashme

Back to top button