Filipine, 59 të vdekur pas kalimit të një stuhie tropikale

Të paktën 59 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, përmbytjet dhe të tjera aksidente të ahkaktuar nga kalimi i një stuhie tropikale në Filipine, njoftuan sot ekipet e shpëtimit dhe policia vendase.

Më shumë se 80 000 persona u evakuan nga kalimi i stuhisë tropikale ”Jangmi” e shoqëruar me shira të rrëmbyer në 12 provinca jugore, lindore dhe qendrore të Filipineve gjatë dy ditëve të fundit.

Të paktën 29 persona vdiqën pasi rrëshqitjet e tokës mbuluan gjashtë shtëpi në Mercedes, në qytetin Catbalogan të provincës Samar, 525 kilometra në jug të Manilas.

Rreth 12 persona vdiqën nga përmbytjet në qytetin Rondo të provincës Cebu.

Ndërkohë, 18 persona humbën jetën nga përmbytjet në Leyte./BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button