Një fotoreporter i Sky vritet në trazirat e Egjiptit
![Foto ilustrim](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/E4ECEC22B98723904BA59C8AD1CFC9B9.jpg?fit=400%2C167&ssl=1)
Fotoreporteri nga televizioni “Sky News”, Michael Daglas është vrarë sot përderisa ka raportuar për trazirat në Kairo, transmeton ITAR-TASS, duke cituar mediumet lokale.
Gazetari është vrarë afër xhamisë Rabaa al-Adaui, ku policia prej mëngjesit pastron kampet islamiste, të cilat protestojnë kundër përmbysjes së presidentit, Mohamed Morsi.
Deri më tani, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar të informacionit.