Zaev: Qytetarët të bashkohen rreth opozitës, për të kthyer lirinë

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev kërkoi nga qytetarët të bashkohen rreth misionit të opozitës “për të rikthyer lirinë”.

Duke iu drejtuar qytetarëve me fjalën e fund vitit, Zaev tha se vetëm të bashkuar mund të përballemi me padrejtësitë dhe presionet dhe të rikthejmë, siç u shpreh ai, lirinë e rrëmbyer.

“Nuk mjafton të jesh i mirë vetëm ti, vetëm ai pranë teje ose vetëm unë. Ne ia kemi nevojën njëri-tjetrit, prandaj të gjithë ne duhet t’i japin dorën të gjithëve dhe kështu të mbështetur te njëri-tjetri të hyjmë në vitin e ri”, tha Zaev.

Kryetari i opozitës maqedonase tha se e tanishmja nuk është e bukur, porse “ne mund të kemi të ardhme më të bukur dhe të bashkuar të luftojmë për të”.

“Vitin që po lëmë pas mezi ia kemi dalë të lidhim fundin me fundin dhe nuk kishim mundësi të vendosim të lirë. Të vetëm, është e vështirë të jemi qytetarë të përgjegjshëm ndaj shtetit tënd. Por të bashkuar mundemi t’u dalim përballë padrejtësive dhe të rikthejmë lirinë tonë”, u shpreh Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button