Ruzhdi Lata i kënaqur nga bashkëpunimi me qytetarët

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi shpreh i kënaqur  për rezultatet e arritura në pushtetin vendor të Dibrës, bashkëpunimin me qytetarët, ndërtimin në infrastrukturë, por ai tha se më shumë e gëzon fakti që ky vit kaloi pa incidente të mëdha, duke e nominuar Dibrën si qytet me kulturë evropiane.

“Për vitin 2015 shpresojmë që të kemi një vit sa më të mirë ekonomik, do të donim që të jetë një Dibër sa më e bukur, sa më e mirë dhe sa më e qetë, sepse kemi nevojë për më shumë rend e qetësi dhe organet policore të flasin shqip”- u shpreh Ruzhdi Lata.

Sipas Latës, në fushën e urbanizmit janë sjellë një sërë planesh për zhvillim, ku me interes për ndërtim është zona e bregut të liqenit të Dibrës. Ai shtoi se në ujësjellës janë investuar 400 mije euro, ku mendohet se është siguruar që qyteti i Dibrës të ketë ujë gjithmonë, 24 orë, janë shtruar me pllaka betoni 30 mijë metër katrorë trotuare e rrugë në qytet, ndërkaq në fshatra rreth 15 mije metra katrorë, u bë rikonstruimi i urës së Mollniçanit.

Pastaj ai numëroi si të arritura hapjen e kopshtit të fëmijëve në Mogorçë, mbajtjen e Festivalit të Teatrit Shqiptar të Maqedonisë, portikun poetik, dy turnirët në futboll dhe një sërë aktivitetesh që, sipas tij, janë me interes për qytetin dibran.

Lajme të ngjashme

Back to top button