Rrugët anësore në Tetovë mbeten të pa pastruara nga bora

Rrugët në Çarshinë  e Epërme dhe Rruga e Butiqeve si dhe  disa rrugë tjera anësore në Tetovë, thuajse kanë mbetur të pa pastruar bora e madhe që ra. Banorët e këtyre lagjeve thonë se po përballojnë lëvizjen me shumë vështirësi.

“Kjo është Çarshia e Epërme, përndryshe rruga që lidh tregun e grave dhe rrugën më të frekuentuar të qytetit, rrugën e butiqeve e njëjta është në gjendje siç duket, e pa pastruar, kamioni që kaloi për ta pastruar, por e bëri edhe më keq”, thotë një qytetar.

Në gjendje jo shumë të mirë por e kalueshme, është po ashtu edhe aksi rrugor Tetovë-Poroj-Xhepçisht, ku kanë kaluar makinat e pastrimit, por për shkak të mos hedhjes së kripës, ajo ka rënë pre e ngricës. Nga komuna e Tetovës thonë se janë në terren, me makinat për pastrim të borës dhe se po bëjnë të pamundurën për të çliruar rrugët. Sot pritet të nisë pastrimi edhe i rrugëve dytësore, transmeton Alsat.

Lajme të ngjashme

Back to top button