Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin në luftën ndaj krimit të organizuar

Kosova dhe Maqedonisë, do të thellojnë më shumë luftën ndaj krimit të organizuar  pas firmosje së memorandumit të bashkëpunimit.

Ky bashkëpunim tha Sylë Hoxha, kryeprokuror i prokurorisë së Kosovës, do të bazohet në shkëmbimin e informatave, të përvojave në mes dy prokurorive në luftimin efikas të këtyre dy veprave penale. “Përmes këtij memorandumi, po ashtu jemi pajtuar për të caktuar nga një prokuror i cili do të jetë përgjegjës për aranzhimet dhe vendet e bashkëpunimit të kontakteve sipas këtij memorandumi”, u shpreh Hoxha.

“Ky memorandum i bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të shkatërrimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit vërtet do të ndihmojë në bashkëpunimin mes dy prokurorive të cilat edhe ashtu mirë bashkëpunojnë. Kjo është edhe një dëshmi shtesë që prokurorët publikë nuk do të njohim më kufi”, tha nga ana tjetër, Marko Zvërlevski, kryeprokuror i Prokurorisë publike të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button