Angazhohet helikopter për evakuim, shumë fshatra ende të bllokuara nga bora

Tre persona të bllokuar nga bora në fshatin e Strugës, Rzhanovo do të evakuohen me helikopter. Institucionet kompetente bëjnë përpjekje për të pastruar rrugën deri te fshatrat e bllokuar, njoftoi ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski.

Janakievski tha se na presin ditë më të ftohta dhe rekomandohet vozitje e kujdesshme.

Nga ora 5 e mëngjesit  është e kalueshme rruga Kërçovë – Ohër. Gjatë natës janë angazhuar më shumë s 10 makina të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, dhe kanë bërë të mundur pastrimin e kësaj magjistrale.

“Ngadalë po normalizohet gjendja me energjinë elektrike. Pjesa më e madhe e vendbanimeve Veçani, Veleshta, Oktisi, sot rreth orës 14 do të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike.

Sipas Janakievskit, numri i vendbanimeve të bllokuar nga bora nga ora në orë po ulet ndërsa më kritike mbetet në rajonin e Dibrës si dhe një pjesë e fshatrave malore në Makedonski Brod.

Lajme të ngjashme

Back to top button