Konfirmohet skandali: Bina, kuadër i BDI-së, ka vjedhur 145 mijë euro

Policia financiare sot e ka konfirmuar skandalin e zbuluar nga SHENJA. Ajo sot ka konfirmuar se drejtori i Mjekësisë së Punës Drejtim Bina, ka shpërdorur 145 mijë euro.

Policisë financiare, ka konfirmuar se drejtori Bina, nga arka e drejtorisë të cilën e udhëheq, pa firmosur asnjë dokument, i ka marrë paratë duke thënë se është duke i huazuar për një afat të shkurtër kohor.  Ky veprim i tij ka zgjatur prej tre vitesh ndërsa arkëtarja dhe shefi i kontabilitetin sasitë e parave i kanë regjistruar nëpër fletë të ndryshme.

Pas hetimeve që i ka kryer policia financiare është konstatuar se shefja e turnit në kundërshtim me rregullat, paratë e marra i ka regjistruar në xhirollogari  në sasi që nuk kanë përkuar me realitetin. Policia financiare gjithashtu ka zbuluar se drejtori Bina, çdoherë ose personalisht ose përmes shoferit të tij, i ka marrë paratë e institucionit, të cilat janë mbledhur nga pagesat që i kanë bërë pacientët. Në këtë krim financiar atij i kanë ndihmuar edhe G.I. (49) dhe B/M. (58), njofton SHENJA.

Autoritetet policore kanë konstatuar se gjatë kësaj periudhe, Bina ka vjedhur 8.384.208.00 denarë.

Policia i ka vënë në pranga arkëtaren dhe shefen, ndërsa Bina gjendet në arrati.

Ditë më parë portali SHENJA, pati njoftuar se prej disa ditësh është “zhdukur” drejtori i Mjekësisë së Punës, Drejtim Bina – kuadër i BDI-së.

Rasti në fjalë prej disa ditësh është duke u fshehur nga zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ndërkohë Drejtori i Mjekësisë së Punës, Drejtim Bina, në ditën kur u publikuar skandali për të, pati reaguar me shkrim se i hedh poshtë akuzat me arsyetimin se ato janë shpifje.

/SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button