Skandal tjetër për përgjimet në SHBA

Një tjetër skandal në historinë e përgjimeve në masë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Analistët e kësaj agjencie përdornin mjetet e punës për të përgjuar bashkëshortet e tyre, të fejuarat dhe fëmijët.

Jo vetëm të dyshuar për terrorizëm apo përfaqësues politikë ndërkombëtarë. Analistët e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbanin nën kontroll dhe partnerët e tyre, dhe persona të tjerë që nuk kishin të bënin fare me sigurinë kombëtare, por vetëm për qëllime personale. Një fenomen aq i përhapur sa që brenda agjencisë kishte marrë dhe epitetin e “Sipunazhit të Dashurisë”. Lajmi është publikuar falë një seri dokumentesh të bërë publike nga vetë agjencia pas kërkesës së unionit për liritë civile amerikane në kuadër të aktit të Informimit dhe Lirisë. Nga dokumentet konfirmohet se një funksionar i agjencisë ka bërë një raport për kolegun e tij që spiunonte të fejuarën, ndërsa një tjetër kontrolloi për dy vjet tabulatet e bashkëshortit para se ti thonin që të mos e bënte më. Një ushtaraku iu hoqën gradat pasi prej kohësh ngacmonte bashkëshorten e një kolegu, një analist u dënua sepse kontrollonte telefonatat e djalit të një miku të tij, ndërsa një tjetër pa asnjë autorizim spiunonte një shoqëri private.

Lajme të ngjashme

Back to top button