Schiffrin sundoi në sllallom

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, e cila ka 19 vjet, po bën kërdi me rezultate në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës në ski. Ajo ishte superiore ndaj kundërshtareve, duke triumfuar bindshëm me kohë të kaluar 1:43.39 minuta në sllallom, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Innsbruck/Kühtai të Austrisë.

Fituesja e medaljes së artë olimpike në sllallom në Sochi, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme, ishte e përsosur , pa asnjë gabim në shteg dhe qe më e shpejtë për 80 të qindtat e sekondës se çekja, Sarka Strachova. Për amerikanen ishte fitorja e 11-të në Kupën e Botës, e dhjeta në sllallom. Skiatorja zvicerane Wendy Holdener ishte shumë e mirë, e cila arriti të ngjitet në podium (në vend të tretë), por me kohë më të ngadalshme për 92 të qindtat se vendi i parë dhe 12 se e dyta.

Suedezja Frida Hansdotter për 12 të qindtat mbeti larg podiumit, duke u renditur në vend të katërt, kurse Tina Maze nuk pati paraqitje aq të mirë dhe si pasqyrë e kësaj klasifikohet e gjashta dhe me kohë më të dobët për një sekondë e 24 të qindtat e sekondës. Edhe austriakja Kathrin Zettel nuk ishte në ritmin e saj dhe si rrjedhojë zuri vendin e nëntë me kohë më të ngadalshme për një sekonda e 51 të qindtat se vendi i parë. Hansdotter udhëheq me 270 pikë në renditjen e përgjithshme të sllallomit, e cila përcillet nga Maze (249) e suedezja Maria Pietilae-Holmner (245).

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Tina Maze, kryeson me 732 pikë, pasojnë: Anna Fenninger (487), Mikaela Schiffrin (445), Kathrin Zettel (338) e Maria Pietilae-Holmner me 334 pikë. Gara e radhës do të zhvillohet me 4 janar të vitit të ardhshëm në Qendrën e skive afër Zagrebit.

Rezultatet
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:43.39
2. Sarka Strachova (Çekia) 0.80
3. Wendy Holdener (Zvicra) 0.92
4. Frida Hansdotter (Suedia) 1.04
5. Maria Holmner (Suedia) 1.11
6. Tina Maze (Sllovenia) 1.24
7. Nicole Hosp (Austria) 1.45
8. Kathrin Zettel (Austria) 1.51
9. Anna Larsson (Suedia) 1.80
10. Michelle Gisin (Zvicra) 2.10

Lajme të ngjashme

Back to top button