Shaqiri në lidhje me Diana Avdiun?

Superylli i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, besohet se është në një lidhje dashurie me bukuroshen, njëkohësisht modelen, Diana Avdiu.

Burimet pranë këtij çifti thonë se Shaqiri dhe Diana janë duke komunikuar me njëri-tjetrin prej tetë muajsh më parë, mirëpo ata nuk kanë shumë mundësi për t’u takuar për shkak të angazhimeve të shumta, transmeton Bluetooth.

Momentalisht Diana po punon në SHBA, dhe sipas disa raporteve, besohet se Shaqiri ka vendosur që ta befasojë atë, duke i bërë një vizitë të papritur.

Bluetooth ka kontaktuar Xherdanin i cili e ka mohuar se është në lidhje me Dianën, mirëpo miqtë e tyre janë duke thënë krejtësisht të kundërtën, duke pohuar se ata janë shumë të dashuruar ndërmjet vete.

Lajme të ngjashme

Back to top button