Ushtarët e FSK-së helmohen nga ushqimi

Tetë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë helmuar, derisa kanë ngrënë ushqim në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Përderisa rasti është mbajtur larg syve të medieve, një raport i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike konfirmon se ndaj helmimit në ushqim ishin të ekspozuar 1200 pjesëtarë të FSK-së.

Ndërkaq, tre nga ta, që ishin në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e helmimit, ishin hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Këtu kanë qëndruar disa ditë, derisa gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar”, ka thënë një mjek në Klinikën Infektive, pa dashur që t’i përmendet emri në gazetë. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button