Profesorët dhe studentët, sot para Kuvendit

Profesorët dhe studentët do të organizojnë sot një plenum të përbashkët kundër provimit shtetërorë para Kuvendit, në kohën kur pritet që deputetët të miratojnë ndryshimet në Ligjin për Arsim të Lartë.
Në seancën e përbashkët, profesorët dhe studentët paralajmërojnë diskutimin e çështjeve për organizimin e protestave të ardhshme masive, si mënyrë e rezistencës ndaj ndryshimet ligjore.
“Hapja e procedurës në seancën plenare të Kuvendit, në kundërshtim me qëndrimin e shprehur publikisht të më të prekurve në këto ndryshime, për ne është akt i papranueshëm dhe jodemokratik dhe për këtë arsye paralajmërojmë mobilizim akoma më të madh dhe kundërshtim më masiv të aktit të miratimit të atyre vendimeve”.
Nga Plenumi i Profesorëve shprehen se janë të inkurajuar nga pajtueshmëria e profesorëve. Rreth 300 punonjës shkencor u kanë shkruar deputetëve që t’i hedhin poshtë ndryshimet në ligjet për arsim të lartë. Pas letrës qëndrojnë 5 akademikë dhe qindra profesorë, asistentë, docentë, lektorë, përkthyes nga institucionet e larta arsimore të Maqedonisë.
“Duket marrë parasysh njëzëshmëria dhe numri i madh e këtyre porosive të vendosura. Ju bëjmë thirrje që të zbatoni parimin themelor të demokracisë, tëdëgjoni zërin e palëve të prekura. Si rezultat, ju ftojmë të mos i miratoni këto propozim/ligje me të cilat vendoset koncepti i provimit shtetëror, i cili nuk njihet nga asnjë shtet i qytetëruar në botë dhe që prek autonominë e universitetit”.
Në rast se deputetët nuk i hedhin poshtë ndryshimet, profesorët do të kërkojnë zhvillimin e debateve publike ndaj propozim-ligjit, në mënyrë që amendamente të reja të përfshihen në fazën e ardhshme. Ata i bëjnë thirrje edhe presidentit dhe kolegut të tyre Gjorge Ivanov që të ruaj dinjitetin e tij moral dhe mësimdhënës, për të mos e dekretuar ligjin. Po ashtu, studentët nga ana e tyre kanë premtuar protesta nëpër rrugët e Shkupit dhe para Qeverisë kundër provimit shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button