Për tre ditë 54 aksidente në Shkup

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është bërë ekspertizë në gjithsej 54 aksidente komunikacioni.

Të premten, më 26 dhjetor, është kryer ekspertizë në gjithsej 26 aksidente. Prej tyre, 18 janë me pasoja dëme materiale dhe gjashtë me pasoja lëndime të lehta trupore.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me lëndime të rënda, me ç’rast dy këmbësorë janë lënduar rëndë dhe një këmbësor tjetër u lëndua më lehtë.

Të shtunën, më 27 dhjetor, është bërë ekspertizë në gjithsej 13 aksidente komunikacioni. Gjashtë prej tyre me pasoja dëme materiale dhe pesë me pasoja lëndime trupore, me ç’rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar tetë veta.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me lëndime të rënda trupore, ku është lënduar një shofer i automjetit dhe dy bashkudhëtarë.

Të dielën, 28 dhjetor, është bërë ekspertizë në gjithsej 15 aksidente komunikacioni. Tetë prej tyre me dëmtime materiale dhe gjashtë me pasoja lëndime trupore, ku janë lënduar 11 persona.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore, ku është lënduar një shofer i automjetit.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë sanksionuar 21 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë larguar nga komunikacioni. Tre shoferë që nuk i kanë respektuar përkufizimet e shpejtësisë së lejuar, tetë shoferë nuk i kanë respektuar dritat e komunikacionit në udhëkryqe dhe 14 shoferë nuk kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur celular derisa kanë drejtuar automjetin.

Me ndihmën e kaçubetit gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 97 automjete që kanë penguar qarkullimin normal të komunikacionit.

Sot duke filluar në orën 11 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë në organizim të Plenumit studentor. Me qëllim që të zhvillohet komunikacioni pa pengesa dhe i sigurtë, do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të komunikacionit, ndërsa sipas nevojës do të ketë edhe riorientime të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button