Indonezi, kërkimi i avionit të zhdukur Air Asia për shkak të errësirës shtyhet deri në mëngjes

Shërbimet indoneziane të shpëtimit për shkak të errësirës ndërprenë kërkimin e avionit të zhdukur të pasagjerëve të kompanisë Air Asia, ku me 155 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit u zhduk mbi detin Java, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Shërbimit të shpëtimit F. Henry Bamnang Sulstyo ka njoftuar se kërkimi është ndërprerë për shkak të errësirës, por do të vazhdojë nesër herët në mëngjes sipas kohës lokale. Sulistyo ka thënë se në mëngjes do të rifillojë kërkimi më i gjerë me ndihmën e ekipeve të shpëtimit nga Australia, Malajzia dhe Singapori.

Ministria indoneziane e Transportit njoftoi se ka gjasa që ka rënë në detin Java që ndodhet mes Kamilantanit dhe ishullit Java. Deri më tani nuk ka informacione rreth shkaqeve të zhdukjes së avionit.

Avionit të zhdukur tashmë prej njëmbëdhjetë orësh nuk i dihet asnjë gjurmë, ndërsa anëtarët e familjeve të disa prej të zhdukurve kanë arritur në aeroport në ishullin Surabaya.

Air Asia është një nga linjat më atraktive ajrore në Azi që ofron fluturime shumë të volitshme. Deri më tani nuk janë regjistruar fatkeqësitë e ngjashme avioni të kësaj kompanie.

Airbus i tipit A320-200 në të cilin ndodheshin 155 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit është zhdukur mbrëmë mbi detin Java gjatë fluturimit QT8501.

Lajme të ngjashme

Back to top button