Klekovski: Bojkoti i opozitës mund të sjell zgjedhje të parakohshme

Për analistët politik, epilogu i seancës parlamentare që u mbajt të premten, nuk është befasues. Sasho Klekovski në sjelljen e partive njeh mos dorëzimin nga shansi për dialog.

“Këtyre ditëve, më shumë analist politik, duke i përfshirë edhe ata pro qeveritar, e thirrën shumicën parlamentare që të ndërmarr aktivitete, por jo edhe marrjen e mandateve të deputetëve të LSDM-së. Shtyrja e seancës së Parlamentit për shkak të mungesës së kuorumit është dhënia e një mundësie plus për dialogun politik. Të gjitha palët e përfshira para publikut demonstruat qëndrueshmëri në qëndrimet e tyre, por ndaj të gjitha palëve iu është bërë e qartë se marrja e mandateve do të jetë pikë e eskalimit, e cila sipas gjitha gjasave do të përfundoj me zgjedhje të parakohshme.  Mendoj se askush nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme në vitin 2015 dhe do të ketë përsëri tentime për dialog politik edhe përskaj retorikës partiake për mos lëshim pe”, thotw Klekovski.

Përskaj shtyrjes së aktit të marrjes së mandateve, do të vëreja se edhe LSDM e shtyu publikimin e skandaleve për të cilat paskan pasur dëshmi. Kjo gjë tregon se as në VMRO-DPMNE e as në LSDM nuk janë të përgatitur për spirale të re për keqësimin e marrëdhënieve politike dhe se dyja palët i japin një shans të caktuar dialogut politik. Një shpresë ka ngjall edhe parlamenti në Shqipëri, ku pas gjashtë muajve bojkot, me ndërmjetësimin e Unionit Evropian është arritur një marrëveshje për kthimin e opozitës në parlament. Por, nëse deri në pranverë nuk vjen deri në zgjidhje, është e mundur që të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare”, vlerësoi Klekovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button