MASH publikon pyetjet e testit ekstern për vitet e katërta

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi sot se pyetjet që do të jenë pjesë e testeve në procesin e testimit ekstern për nxënësit e vitit të katërt, janë publikuar në internet faqen:  prasanjaeksterno.dic.edu.mk internetit.

Pishina publike përmban 50 400 pyetje, për arsim të mesëm dhe profesional për të gjitha profesionet, drejtimet dhe lëndët, dhe do të jenë në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe turqisht. Për çdo lëndë janë gjeneruar pyetje në varësi të përfaqësimit të saj në programin mësimor, respektivisht numrin e orëve. Për një lëndë të përfaqësuar me 1 orë në javë, janë gjeneruar 50 pyetje, për një lëndë me 2 orë në javë janë gjeneruar 100 pyetje, për një lëndë të pëfaqësuar me 3 orë në janë gjeneruar 150 pyetje.

Çdo nxënës, do të mund t’i siguron ato pyetje për lëndët që e interesojnë, në një mënyrë të thjeshtë duke hyrë në menynë e internet faqes: prasanjaeksterno.dic.edu.mk.

Gjithashtu, qëndron e hapur mundësia që për çdo pyetje, nëse ndonjë nga nxënësit ose cilido qytetar vëren ndonjë gabim teknik ose paqartësi eventuale, të cilat mund të ekzistojnë duke marrë parasysh sasinë e pyetjeve, të raporton me një klik të vetëm në aplikacionin/dritaren e vendosur menjëherë pranë çdo pyetje.

Për pyetje të tjera ose sugjerime të cilat nuk janë të lidhura me përmbajtjen, respektivisht me korrigjimet teknike të pyetjeve, ju mund të dërgoni një email në adresën [email protected], me çka operatorët e Qendrës Shtetërore për Provime do të përgjigjen në afat sa më të shkurtë kohor. Kjo mundësi do të jetë në dispozicion deri më 6 janar 2015, pas të cilës, pasi të jenë futur të gjitha vërejtjet, ose janë hequr mangësitë eventuale, përsëri do të krijohet dhe publikohet baza përfundimtare e pyetjeve.

Gjithsejt 20.567 nxënës nga vitet përfundimtare (viti i tretë dhe i katërt) në 98 shkolla të mesme do të testohen prej 26 deri 30 janar, ndërsa tri ditë më herët çdo nxënës do të njoftohet se nga cilat 2 lëndë do të testohet. Rezultatet do të publikohen më 2.2.2015.

Përveç kësaj, në këtë fazë procesi i testimit ekstern do të përfshin edhe 3.923 arsimtarë nga 2622 lëndë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore për Provime janë maksimalisht transparent në procesin e zbatimit të testimit ekstern, qëllimi i vetëm i të cilit është rritja e objektivitetit të notimit të arsimtarëve dhe rritja e cilësisë së njohurive të nxënësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button