Presidenca e Shqipërisë: Në aksidentin e mbrëmshëm një person ka humbur jetën

Flamur Gashi, nga kabineti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ka treguar se nga mesnatë është duke qëndruar në spitalin e Përgjithshëm te qytetit te Tivarit “Blažo Orlandić”, pranë te lënduarve në aksidentin e autobusit me turist shqiptar.

Ai në një postim në Facebook ka theksuar se nga ky aksident deri tani një person ka humbur jetën, katër te tjerë janë lënduar rëndë, ndërsa 34 janë me lehtë te lënduar.

Ky është postimi i plotë i tij

Ne emër te Institucionit te Presidentit te Republikes se Shqipërisë, qe nga mesnata gjindem ne Spitalin e Pergjithshem te qytetit te Tivarit “Blažo Orlandić”, prane te lenduarve ne aksidentin e autobusit me turist shqipetar.

Nje person ka humbur jeten, kater te tjere jane me rende, ndersa 34 jane me lehte te lenduar.

Gjendja e te hospitalizuarve eshte stabile dhe pa pasoja per jeten.

Falenderim i veçante per stafin e spitalit, pushtetin vendor si dhe ish kryetarin e Ulqinit z.Nazif CUNGU dhe z.Ilir LLAZORJA veprimtar i shoqerise civile nga Ulqini.

Lajme të ngjashme

Back to top button