Edhe lëvizja “Për dinjitet” në protestat e sotme

Sot lëvizja për dinjitetin e studentit mori pjese ne protestën kundër testimit ekstern te organizuar ne qytetin e Shkupit. Lëvizja “Për Dinjitet” i organizoi me autobus nga Tetova studentet e dy universiteteve te këtij qyteti.

Ne proteste për here te pare morën pjese edhe një numër i madh i protestuesve nga Universiteti Shtetëror i Tetovës te çilet kundërshtuan hapur testimin ekstern.

Gjate fjalimit ne proteste njeri nder udhëheqësit e lëvizjes “Për dinjitet” Besim Demiri u shpreh:

“Ne studentet e lëvizjes për dinjitet kemi ardhur nga Tetova për te protestuar kundër këtij testimi eksperimental. Kemi ardhur këtu te mbrojmë dinjitetin e studentit, dinjitetin e Tetovës, dinjitetin tone. Kjo ministri e ka dëshmuar edhe me pare se nuk ka kapacitete për reforma qe do te rrisin cilësinë e arsimit.

Ashtu siç dështuan me testimin e ekstern ne shkolla te mesme ashtu do dështojnë edhe me ketë testim. Por ne nuk do ta lejojmë këtë.

Nuk lejojmë dështimin e arsimit, do luftojmë për te gjithë ata qe heshtin do luftojmë për dije do protestojmë për dinjitet”.

Protestat e studentëve1

Protestat e studentëve2

Protestat e studentëve3

Protestat e studentëve4

Protestat e studentëve5

Protestat e studentëve6

Lajme të ngjashme

Back to top button