Angela Merkel është personaliteti i vitit

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shpallur personalitet i vitit nga e përditshmja britanike “Tajms”, transmeton TASS. Gazeta britanike e thekson rolin e Merkelit për vendosjen e dialogut mes Perëndimit dhe Rusisë. “Merkel është politika e shquar evropiane dhe një nga gratë më me ndikim në botë, shkruan gazeta.

Sipas “Tajms”-it, Merkel u tregua si ndërmjetëse e pazëvendësueshme mes Lindjs dhe Perëndimit vitin e kaluar, kur raportet mes dy palëve ishin të tensionuara deri në kufinj të skajshëm gjatë krizës më të rrezikshme gjeopolitike nga koha e Luftës së ftohtë.

Angela Merkel më 22 nëntor të vitit 2005 u bë kancelarja më e re e Gjermanisë dhe gruaja e parë në këtë funksion. Merkel gëzon rejting të lartë, ndërsa gjermanët e duan stilin e saj të qetë të menaxhimit dhe aftësinë që të arrijë kompromis me kundërshtarët politikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button